Vritet një amerikan në Bregun Perëndimor, SHBA-ja i kërkon sqarime Izraelit

Vritet një amerikan në Bregun Perëndimor, SHBA-ja i kërkon sqarime Izraelit

13:56, 20/01/2024
A+ Aa A-

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi zyrtarisht vdekjen e një qytetari amerikan në Bregun Perëndimor të premten ndërsa i ka kërkuar më shumë informacione qeverisë izraelite.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes”, tha zëdhënësi për CNN.

Zëdhënësi nuk dha emrin e individit për shkak të konsideratave të privatësisë.  “Për shkak të respektit ndaj familjes gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asnjë koment tjetër”, tha zëdhënësi.

CNN raportoi më herët të premten, duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve WAFA, se Tawfiq Hafiz Ajjaq, 17 vjeç, u qëllua për vdekje.

Ajjaq u qëllua në kokë dhe u dërgua në Kompleksin Mjekësor të Palestinës në Ramallah, ku ai ishte në gjendje kritike, por më vonë vdiq,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco