Përgjakja nuk ndalet as për Pashkët! Ushtria ruse sulmon me raketa Donetskun, 2 të vrarë, 6 të plagosur

Përgjakja nuk ndalet as për Pashkët! Ushtria ruse sulmon me raketa Donetskun, 2 të vrarë, 6 të plagosur

11:30, 05/05/2024
A+ Aa A-

Një sulm me raketë nga ushtria ruse në provincën Donetsk të Ukrainës lindore vrau dy persona dhe plagosi të paktën gjashtë të tjerë në Kharkiv në verilindje të vendit, thanë sot zyrtarët lokalë.

Këto sulme ndodhën ndërsa ukrainasit dhe rusët po festojnë Pashkët. “Në Pokrovsk, sulmet me raketa vranë dy njerëz dhe dëmtuan një shtëpi,” -tha Vadim Filaskin, guvernatori ukrainas i Donetsk, në një postim në Telegram. 

Pokrovsk është rreth 60 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donetskut, kryeqyteti i provincës së pushtuar nga Rusia me të njëjtin emër që Moska ka njoftuar se e ka aneksuar.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan nga ana e saj se Rusia lëshoi ​​24 drone iraniane Shahed gjatë natës, nga të cilët 23 u rrëzuan.

Një shtëpi dhe ndërtesa përreth u dogjën për shkak të sulmeve të Shahed. Gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një vajzë të lindur në vitin 2015”, tha Guvernatori i Kharkiv, Oleh Sinekhubov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco