Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Fushata/ 81 vjeçari pret mes borës dhe ngricave takimin me Trump në New Hampshire

Fushata/ 81 vjeçari pret mes borës dhe ngricave takimin me Trump në New Hampshire

12:44, 18/01/2024
A+ Aa A-

Një ditë pas fitoreje triumfuese në Iowa, ku mundi DeSantis dhe Haley me rreth 30 pikë përqindje, Trump u paraqit në sallën e gjyqit të Nju Jorkut për të vëzhguar përzgjedhjen e jurisë për rastin e shpifjes, të ngritur kundra tij.

Ai nuk u largua nga ndërtesa e gjykatës federale deri në mesditë, duke postuar në platformën e tij “Truth Social” se duhej të ishte në New Hampshire, por “duhej të kalonte kohë në një gjykatë federale me një gjykatës të Majtë Radikal që urrente Trump”.

Mbështetësit e tij, ndërkohë, pritën për orë të tëra në Neë Hampshire të goditur nga stuhia pasi avioni i Trump u vonua për shkak të motit të keq.

"Na ngrinë të ndenjurat duke u përpjekur të hyjmë këtu!" tha Phil Caron, 81 vjeç, i cili kishte ardhur nga Massachusetts.

Gjithashtu takimi me Trump për Cat Wiggins, 51 vjeçe, nga Hampton, New Hampshire ishte për herë të parë. Ajo nuk e kishte problem të priste.

"Jam plotësisht e emocionuar," tha ajo, duke shtuar se ishte në anën e Trump në lidhje me problemet e tij ligjore. Ajo tha se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat demokrati Joe Biden fitoi, sipas saj ishin "të vjedhura".

Trump doli në skenë me dy orë vonesë, duke e i treguar turmës se sa e vështirë ishte për të arritur atje.

Fluturimi ishte i rrezikshëm, sipas Trump dhe piloti i kishte kërkuar që të mos shkonte mes borës së madhe dhe erërave të forta./ Reuters/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco