Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane/ Sekuestrohen 125 kg marijuanë në Spanjë, gjashtë të arrestuar

Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane/ Sekuestrohen 125 kg marijuanë në Spanjë, gjashtë të arrestuar

10:54, 18/01/2024
A+ Aa A-

Policia spaniolle si rezultat i megaoperacionit “Boan”, ka vënë në pranga gjashtë persona të dyshuar për trafik droge, pastrim parash, vjedhje e energjisë elektrike dhe anëtarësim në organizatë kriminale.

Gjithçka filloi kur policia gjeti në një kosh mbeturinash 36 kilogram marijuanë me lule.

Gjatë hetimit, u konstatua se organizata kishte një hierarki të fortë, me drejtuesin e saj që bënte udhëtime mujore në Londër, aty ku supozohej se kishte edhe vendbanimin.

Si rezultat i procedimit, janë kryer pesë kontrolle, dy banesa, dy magazina industrial. Në total u gjetën 125 kg marijuanë, një pistoletë, 4000 euro cash dhe të gjitha furnizimet e nevojshme për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës.

Operacioni rezultoi në arrestimin e 5 burrave dhe një gruaje, nga 41 deri në 55 vjeç, të kombësisë shqiptare dhe kolumbiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco