Pasojat e luftës, Ukraina riatdheson 517 fëmijë të dëbuar ilegalisht nga rusët

Pasojat e luftës, Ukraina riatdheson 517 fëmijë të dëbuar ilegalisht nga rusët

14:53, 15/01/2024
A+ Aa A-

Ukraina ka riatdhesuar 517 fëmijë dhe 2,828 të rritur, të dëbuar në mënyrë të paligjshme nga forcat ruse. Kështu bëri me dije Avokati i Popullit ukrainas, Dmytro Lubinets, gjatë Takimit për Fomulën e Paqes në Davos, Zvicër. Lubinets, duke theksuar se qëllimi i Ukrainës është riatdhesimi i çdo personi ose të mbajturi peng nga kombi agresor, u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi.

Gjatë takimit u mbajtën fjalime edhe nga fëmijët dhe të afërmit e të dëbuarve ilegalisht nga Rusia, por diskutimet më të mëdha kanë qenë rreth kthimit të të burgosurve të luftës dhe trajtimit çnjerëzor të ushtarëve ukrainas të ndaluar në Rusi, veprim ky, i cili shkel ligjin ndërkombëtar humanitar, pasi përfshin tortura, ekzekutime dhe kushte të këqija jetese.Armëpushime të kufizuara janë propozuar herë pas here që nga fillimi i agresionit rus, por nuk janë zbatuar kurrë. Që nga pushtimi i shtetit ukrainas gjatë shkurtit të vitit 2022, Rusia ka dëbuar me forcë të paktën 19,546 fëmijë.

Paralajmërime të shumta për ndaljen e konfliktit ka pasur nga ana e ekspertëve perëndimorë, pasi po cenohet edhe siguria evropiane në saje të luftës në Ukrainë, por lufta ende po vazhdon me intensitet të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco