VIDEO/ Joe Biden pritet keq në shtetin e tij: Shko në shtëpi, Xho dështaku!

12:21, 13/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden mori një pritje armiqësore nga votuesit e shtetit të Pensilvanisë gjatë një vizite në disa biznese të vogla për të promovuar planin e tij ekonomik Bidenomics.

‘Shko në shtëpi, Xho!’ bërtiti dikush ndërsa presidenti i rritur në Pensilvani hyri në një dyqan biçikletash në Emaus.

‘Je një dështak!’ bërtiti një tjetër. ‘Dështak!’

Gjatë vizitës së tij, ai ndaloi në një dyqan atletesh, dyqan biçikletash dhe në një kafene në qendër të qytetit lindor të Pensilvanisë. Vizita e presidentit vjen pasi kompanitë kryesore – përfshirë Citigroup, Amazon dhe Google – njoftuan pushime masive nga puna ditët e fundit.

‘Unë quhem Xho Baiden dhe punoj për guvernatorin dhe senatorin,’ tha presidenti me shaka teksa hyri në ‘Nowhere Coffee Co.’ bashkë me guvernatorin e Pensilvanisë Xhosh Shapiro dhe senatorin Bob Kejsi.

Fjala e Baidenit të premten ishte se Bidenomics i tij ka qenë i suksesshëm në Amerikën e qyteteve të vogla.

Në një qendër trajnimi për zjarrfikësit në Allentaun të Pensilvanisë, Baiden vuri në dukje të dhënat e fundit të opinionit të konsumatorit dhe tha se njerëzit kanë ndjesi më të mira për ekonominë.

‘Nëse e vini re, ata ndihen shumë më mirë se si po ecën ekonomia’, tha Biden në përgjigje të pyetjes së një gazetari. ‘Por nuk u kemi bërë të ditur se kush e ka ndryshuar këtë. ... Të gjithë janë më mirë dhe e besojnë këtë. E dinë këtë. Dhe sapo ka filluar të kuptohet.’

Në vitin 2020, Biden e fitoi qarkun përreth Lihait me 53.2% të votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco