Jemen/ Sulme të reja nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër grupit rebel Houthis

Jemen/ Sulme të reja nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër grupit rebel Houthis

07:32, 13/01/2024
A+ Aa A-

Forcat  e armatosura amerikane dhe britanike kanë sulmuar sërish kryeqytetin e Jemenit, Sana’a.

Sulmet e kryera të premten në mbrëmje ishin me rreze shumë më të vogël se ato të kryer një ditë më parë, shkruan CNN.

Ata synuan një radar të instaluar nga grupi rebel Houthis, sipas një zyrtari amerikan.

Sipas informacioneve të transmetuara nga Al Jazeera është shënjestruar një bazë ajrore në periferi të kryeqytetit Sana'a, ndërsa shpërthime janë raportuar edhe në qytetin e Hodeidah.

“Në orën 3:45 të mëngjesit. (në kohën e Sanaa) më 13 janar, forcat amerikane kryen një sulm kundër një qendre radari të përdorur nga grupi rebel Houthi në Jemen. Ky sulm u krye nga luftë anija USS Carney (DDG 64) duke përdorur raketa sulmi sipërfaqësor Tomahawk dhe ishte një veprim pasues ndaj një objektivi ushtarak specifik në lidhje me sulmet e kryera më 12 janar, të dizajnuara për të degraduar aftësinë e Houthis për të sulmuar anijet detare, duke përfshirë anijet tregtare”, tha në një deklaratë Komanda Qendrore e SHBA, ose CENTCOM.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco