Çmimi i naftës rritet 4% pas sulmeve në Detin e Kuq

Çmimi i naftës rritet 4% pas sulmeve në Detin e Kuq

13:37, 12/01/2024
A+ Aa A-

Çmimi i naftës është rritur me 4% këtë mëngjes pasi forcat e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA kryen sulme ushtarake kundër rebelëve huthi në Jemen.

Një fuçi e naftës së papërpunuar Brent aktualisht është 80,55 dollarë, njofton BBC.

Sulmet kanë rritur frikën se sulmet ajrore mund të rrisin tensionin në Lindjen e Mesme, duke kërcënuar furnizimin me naftë nga ky rajon.

Sulmet e hothive janë përqendruar në Detin e Kuq, por analistët shqetësohen se nëse konflikti përhapet në Ngushticën  Hormuz, do të kishte një ndikim më të rëndësishëm në furnizimin me naftë.

Rreth 20 milionë fuçi naftë në ditë lëvizin nëpër Ngushticën e Hormuzit, që është e barabartë me 20% të konsumit global, sipas analistëve në bankën ING.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco