Forcat ukrainase godasin me dron ambulancën, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Forcat ukrainase godasin me dron ambulancën, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

13:32, 12/01/2024
A+ Aa A-

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 6 u plagosën pasi një sulmi me dron në një ambulancë, në një qytet të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas një zyrtari local.

“Një dron i forcave të armatosura ukrainase goditi një ambulancë,” tha në një postim në Telegram Ivan Prikhodko, i cili është kryebashkiak i Gorlovka, një qytet i kontrolluar nga Rusia që nga viti 2014 dhe ndodhet rreth 40 kilometra nga Donetsk.

Sipas këtij burimi, sulmi ndodhi ndërsa mjekët po kujdeseshin për të plagosurit pas një sulmi në pjesën veriore të Gorlovka.

Gorlovka, e cila është shumë pranë frontit, është goditur nga bombardime të shpeshta që nga konflikti i vitit 2014 midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë dhe më pas kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco