​ Një ndryshim i madh në renditje, pasaportat më të fuqishme për vitin 2024

​ Një ndryshim i madh në renditje, pasaportat më të fuqishme për vitin 2024

14:37, 10/01/2024
A+ Aa A-

Një ndryshim i madh në renditjen tremujore të pasaportave më të fuqishme në botë.

Qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të gëzojnë akses pa viza ose viza në momentin e mbërritjes në një numër të pabesueshëm, 194 destinacionesh në mbarë botën – numri më i lartë i regjistruar që kur Indeksi i Pasaportave Henley filloi të gjurmonte liritë e udhëtimit global  19 vjet më parë. 

Indeksi është krijuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe vendbanimin global me bazë në Londër Henley & Partners, duke përdorur të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Kombet aziatike të Japonisë dhe Singaporit kanë dominuar vendin nr.1 për pesë vitet e fundit, por top pesëshja e re është një ngritje triumfuese për Evropën. Finlanda dhe Suedia janë të lidhura me Korenë e Jugut në vendin e dytë – me akses të lehtë në 193 destinacione – ndërsa Austria, Danimarka, Irlanda dhe Holanda janë të tretat (me 192 destinacione).

Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia dhe Britania e Madhe janë në vendin e katërt, ndërsa Greqia, Malta dhe Zvicra janë në vendin e pestë.

Australia dhe Zelanda e Re kanë përmirësuar renditjen e tyre dhe tani janë në numrin 6 së bashku me Çekinë dhe Poloninë. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, ndërkohë, janë të lidhura në vendin e shtatë, së bashku me Hungarinë, me akses pa viza në 188 destinacione.

Hendeku në rritje

Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten 'alpinistët' më të mëdhenj në indeks gjatë dekadës së fundit, duke shtuar 106 destinacione në rezultatin e tyre pa viza që nga viti 2014, dhe duke e fituar vendin e 11-të këtë vit.

Christian H. Kaelin, kryetar i Henley & Partners dhe krijues i indeksit të pasaportave, tha në një deklaratë se ndërsa tendenca e përgjithshme gjatë dy dekadave të fundit ka qenë drejt një lirie më të madhe udhëtimi, hendeku global i lëvizshmërisë midis atyre në krye dhe në fund të indeksi tani është më i gjerë se kurrë.

“Numri mesatar i destinacioneve që udhëtarët mund të kenë akses pa viza është pothuajse dyfishuar nga 58 në 2006 në 111 në 2024,” thotë Kaelin.

 “Megjithatë, vendet e renditura më të larta tani janë në gjendje të udhëtojnë në 166 destinacione më shumë pa viza sesa Afganistani, i cili qëndron në fund të renditjes me akses në vetëm 28 vende pa viza”. 

Siria – me akses pa viza në vetëm 29 destinacione – është e dyta më e ulëta në renditje. Iraku zë vendin e 31 dhe Pakistani vendin e 34-të.

Lista e Henley & Partners është një nga disa indekset e krijuara nga firmat financiare për të renditur pasaportat globale sipas aksesit që ato u ofrojnë qytetarëve të tyre.

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

 

 

• Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Singapori, Spanja (194 destinacione)

• Finlanda, Koreja e Jugut, Suedia (193 destinacione)

• Austria, Danimarka, Irlanda, Holanda (192 destinacione)

• Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (193 destinacione)

• Greqi, Maltë, Zvicër (190 destinacione)

• Republika Çeke, Zelanda e Re, Polonia (189 destinacione)

• Kanada, Hungari, Shtetet e Bashkuara (188 destinacione)

• Estonia, Lituani (187 destinacione)

• Letonia, Sllovakia, Sllovenia (186 destinacione)

• Islanda (185 destinacione)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco