Vdes nëna e Melania Trump, Amalija Knavs, në moshën 78-vjeçare

Vdes nëna e Melania Trump, Amalija Knavs, në moshën 78-vjeçare

12:52, 10/01/2024
A+ Aa A-

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka njoftuar “me pikëllim të thellë” vdekjen e nënës së saj, Amalija Knavs, në moshën 78-vjeçare.

“Amalija Knavs ishte një grua e fortë që gjithmonë e mbante veten me hir, ngrohtësi dhe dinjitet”, tha ajo.

Shkaku i vdekjes nuk u zbulua në deklaratën e shkurtër në X, dikur Tëitter.

Donald Trump përmendi këtë muaj në një aktivitet në Florida se vjehrra e tij me origjinë nga Sllovenia ishte "shumë e sëmurë".

Zonja Trump tha në deklaratën e saj të martën mbrëma se “ajo ishte tërësisht e përkushtuar ndaj burrit, vajzave, nipit dhe dhëndrit të saj.

“Do të na mungojë pa masë dhe do të vazhdojmë ta nderojmë dhe ta duam kujtimin e saj”.

U raportua se zonja Trump kishte qenë duke u kujdesur për nënën e saj të sëmurë kur mungesa e ish-Zonjës së Parë u vu re në fotografinë e Krishtlindjeve të familjes Trump muajin e kaluar në Mar-a-Lago në Palm Beach.

Zonja Knavs dhe bashkëshorti i saj, Viktor, u bënë shtetas amerikanë në vitin 2018 pasi jetuan në SHBA me Green Card të sponsorizuara nga zonja Trump.

Ajo kishte punuar në një fabrikë tekstili në qytetin slloven të Sevnicës, ndërsa burri i saj Viktor ishte shitës makinash.

Zonja Trump ndoqi shkollën e mesme në kryeqytetin slloven, Lubjanë.

Ajo u takua me Donald Trump në vitin 2005 ndërsa punonte si modele dhe lindi një djalë, Barron, me të në vitin 2006  dhe po në të njëjtin vit ajo u bë shtetase amerikane./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco