‘Musk përdor drogra të paligjshme’ miliardieri i përgjigjet Wall Street Journal

‘Musk përdor drogra të paligjshme’ miliardieri i përgjigjet Wall Street Journal

12:42, 10/01/2024
A+ Aa A-

Gazeta amerikane Wall Street Journal ditë më parë në një artikull të saj shkruante se arsyet e sjelljes ekstravagante të Elon Musk ishte kokaine, ekstazia, kërpudha halucinogjene dhe ketamina.

Gazeta pretendonte se kishte dëshmi të njerëzve që pretendonin se e kanë parë Musk teksa konsumonte këto dogra të paligjshme.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i njeriut më të pasur në botë.

Musk ka kritikuar gazetën para kamerave duke duke u shprehur se ai nuk ka rezulutar asnjëherë pozitiv në testet e rastësishme në tre vitet e fundit.

Më pas Musk tregon dhe për sukseset e tij në Tesla dhe SpaceX duke nënkuptuar se nëse përdorimi i drogës rrit produktivitetin e tij atëherë ‘duhet të marr patjetër disa’.

 “Pas asaj fryrjeje me Roganin, unë rashë dakord, me kërkesë të NASA-s, të bëja 3 vjet testime të rastësishme të drogës,” tha Musk përpara kamerës.

“Nuk u gjetën as gjurmët më të vogla të drogës apo alkoolit”.

"Nëse medikamentet në të vërtetë do të ndihmonin në përmirësimin e produktivitetit tim me kalimin e kohës, unë patjetër do t'i merrja ato!" është shprehur Musk. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco