Ushtria izraelite: Kemi goditur më shumë se 150 objektiva terroriste në Gaza

Ushtria izraelite: Kemi goditur më shumë se 150 objektiva terroriste në Gaza

12:35, 10/01/2024
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të mërkurën thanë se kanë goditur më shumë se 150 "objektiva terroriste" në të gjithë Gazën gjatë ditës së kaluar.

Në një deklaratë, IDF tha se "dhjetëra operativë terroristë" u vranë nga forcat izraelite në qytetin jugor të Khan Younis. IDF tha se drejtoi avionët për të shënjestruar "terroristët" në dy operacione të veçanta në zonë.

Disa nga luftimet më të rënda në ditët e fundit janë raportuar në Khan Younis, ku ka luftime në terren si dhe sulme të rregullta ajrore.

IDF gjithashtu pretendoi se kishte zbuluar më shumë se 15 boshte tunelesh nëntokësore në zonën qendrore al-Maghazi. Trupat gjetën raketahedhës, raketa, UAV, pajisje shpërthyese dhe një makinë të përdorur për prodhimin e raketave, pretendoi IDF.

IDF pretendon se Hamasi ka ndërtuar një labirint tunelesh që përfshin të gjithë brezin – një rrjet nëntokësor që përdoret për të transportuar njerëz dhe mallra, për të ruajtur raketa dhe municione dhe për të vendosur qendrat e kontrollit të Hamasit.

Hamasi  në vitin 2021  pretendoi se kishte ndërtuar 500 kilometra (rreth 311 milje) tunele nën Gaza, megjithëse është e paqartë nëse kjo shifër ishte e saktë apo e qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco