Jeta e fshehtë e liderit të Koresë së Veriut/ 5 pikëpyetje që mbeten mister për Kim Jong Un!

Jeta e fshehtë e liderit të Koresë së Veriut/ 5 pikëpyetje që mbeten mister për Kim Jong Un!

11:21, 09/01/2024
A+ Aa A-

Edhe data e lindjes dhe martesës së tij janë të mbuluara me mister. 

Më poshtë janë pesë pyetje pa përgjigje rreth liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un që erdhi në pushtet në vitin 2011.

Kur lindi Kim Jong Un?

Image

Data e saktë e lindjes së Kim nuk dihet. Anëtari i fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Oksfordit, Edëard Hoëell thotë: Ka shumë debate rreth vitit që ai lindi; mund të ketë qenë 1982, 1983 ose 1984. Ndërsa ditëlindja e tij e supozuar, 8 janari, është një ditë e zakonshme pune në Korenë e Veriut.

Ndërsa ditëlindja e gjyshit të tij Kim Il Sung më 15 prill festohet gjithashtu si Dita e Diellit. Gjithashtu  eksperti i Koresë së Veriut Dr. Hoëell shton se Kim kishte gjysmë vëllezër dhe një prej tyre, Kim Jong Nam që u vra në Malajzi në vitin 2017. Pretendohet se babai i Kim Jong Un kishte të paktën katër partnere të ndryshëm. Nëna e diktatorit, Ko Young Hui, mendohet se ka lindur në Japoni por që shkoi në Korenë e Veriut për të punuar si balerin në vitet 1960. 

2. Kush është gruaja e Kim Jong Un? 

Dhe për këtë temë nuk ka informacione të qarta. Dihet se ai është i martuar me një grua me emrin Ri Sol Ju, por nuk ka të dhëna të sakta se kur; Ka spekulime se ata mund të jenë martuar në vitin 2009. Pak dihet për Ri Sol Ju. Ka pasur thashetheme se ajo ishte një ish-këngëtare që tërhoqi vëmendjen e Kim-it gjatë një shfaqjeje. Ka një artiste koreano-veriore me këtë emër, por asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht se  është i njëjti person. Një ligjvënës, duke cituar zyrtarë të inteligjencës, tha: Ri Sol Ju ka lindur në Azi në vitin 2005. Ai tha se ata besojnë se ajo vizitoi Korenë e Jugut si pjesë e skuadrës së tifozëve të Veriut për Kampionatin e Atletikës dhe studioi kanto në Kinë. Koreja e Veriut nuk ka dhënë asnjë detaj përveçse është shprehur se Ri ishte gruaja e Kim.

3. Sa fëmijë ka Kim Jong Un?

Image

Këtu kemi një tjetër detaj familjar që është vështirë të konfirmohet. Spekulimet se Ri Sol Ju ishte shtatzënë filluan në vitin 2016 pasi ajo doli jashtë vëmëndjes për një kohë, por nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht. Dy fëmijët e saj të mëparshëm besohet se kanë lindur në 2010 dhe 2013, por nuk dihet nëse janë pasardhës të mundshëm. Lideri i Koresë së Veriut është shfaqur shumë herë në publik me vajzën e tij, Kim Ju Ae, e cila është rreth 10 vjeç.

"Ne ende nuk e dimë historinë e plotë të fëmijëve të tyre," tha Hoëell, duke kujtuar se ish-ylli i basketbollit amerikan Dennis Rodman, një mik i ngushtë i Kim Jong Un, zbuloi emrin e vajzës së tij në një intervistë në vitin 2013. Eksperti i Koresë së Veriut tha, "Ai ka edhe fëmijë të tjerë, por për ta shumë pak dihet. Ne nuk e dimë se kush është nëna e tyre," shtoi ai. Ndryshe nga shumë ekspertë (dhe komuniteti i inteligjencës koreano-jugore), Hoëell nuk beson Kim Ju Ae po përgatitej për të qenë udhëheqëse e ardhshme.

'Për shkak se ajo është ende shumë e re, motra me ndikim e Kim Jong Un, Kim Yo Jong, ka më shumë përvojë dhe lidhje më të mira me elitën, gjë që mund ta bëjë atë një kandidate më të mundshme për të pasuar vëllain e saj. Udhëheqësi i Koresë së Veriut shihet me vajzën e tij në lëshimet e raketave, bankete apo lojëra futbolli, sepse ai dëshiron të shihet si një njeri i familjes dhe një udhëheqës i dobishëm," thotë Hoëell.

4. A jeton Kim Jong Un në luks kur vendi është kaq i varfër?

Koreja e Veriut dhe lideri i saj kanë vite që po përballen me sanksione të ashpra të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe vendet perëndimore për shkak të zhvillimit të armëve bërthamore dhe raketave balistike. Hoëell thotë se Kim Jong Un po bën gjithçka që mundet për t'iu shmangur sanksioneve. "Ekziston një fond i fshehtë në vend i krijuar posaçërisht për t'u përdorur nga regjimi. Kim dëshiron që ai dhe familja e tij të jenë në gjendje të mbajnë një mënyrë jetese luksoze."

Hoëell beson se ka vende në mbarë botën që janë të gatshme të ofrojnë para për Korenë e Veriut dhe ka pretendime se ato mund të ofrojnë fonde në mënyra të tjera. Duke thënë se Koreja e Veriut mendohet të jetë një vend i izoluar pa internet, Hoëell tha se kjo është për pjesën e varfër të popullsisë  pas ka linjë internet po që  drejtohet nga shteti, dhe se lufta kibernetike argumenton se ajo është bërë një strategji e rëndësishme dhe se regjimi po "hakon sistemet kompjuterike të vendeve të tjera për të vjedhur para për të drejtuar ekonominë dhe programin e tij bërthamor".

5. A kujdeset Kim Jong Un për njerëzit e tij?

Fjalimi i tij në një paradë ushtarake në vitin 2020 tregoi një anë tjetër të Kim Jong Un. Ai falënderoi trupat e tij për përpjekjet e tyre kundër pandemisë dhe fatkeqësive të fundit natyrore. 

Në një moment ai shpërtheu në lot teksa fliste për betejat e vendit. Ishte një shfaqje e rrallë emocioni nga një udhëheqës i Koresë së Veriut.

Disa vëzhgues kanë sugjeruar se Kim mund të përpiqet të tregojë trishtimin e tij ndërsa vendi përballet me një krizë ekonomike në rritje. Megjithatë, lideri i Koresë së Veriut vazhdon traditën e udhëtimeve në distanca të gjata me trena luksoz të nisur nga gjyshi i tij, Kim Sung II. 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco