Temperatura në Suedi arrin deri në -42 gradë Celsius

Temperatura në Suedi arrin deri në -42 gradë Celsius

22:45, 04/01/2024
A+ Aa A-

Trafiku në Suedi është rënduar dhe ka pasur shumë vonesa shkaku i stuhisë së borës që ka përfshirë shtetin skandinav. I ftohti në Suedi është në nivele ekstreme dhe është përcjellë me erëra të fuqishme.

Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq qindra ngasës kanë qëndruar nëpër automjetet e tyre në autostradat e bllokuara nga bora. Sipas mediave suedeze, temperaturat në Suedi kanë arritur në minus 38 gradë celsius.

Në Danimarkën fqinje, autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme shkaku i borës dhe erës së fuqishme në pjesët veriore dhe perëndimore të shtetit. Ndërkaq, në kufirin mes Norvegjisë dhe Suedisë është regjistruar temperatura më e ulët e këtij dimri me minus 42.5 gradë celsius.Meteorologët kanë parashikuar temperatura edhe më të ftohta gjatë pjesës së mbetur të javës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco