Ish-presidentët Trump dhe Clinton reagojnë pasi emrat e tyre u përmendën në dosjen e Jeffrey Epstein

Ish-presidentët Trump dhe Clinton reagojnë pasi emrat e tyre u përmendën në dosjen e Jeffrey Epstein

20:34, 04/01/2024
A+ Aa A-

Qindra faqe me dokumente nga një proces gjyqësor i lidhur me Jeffrey Epstein u publikuan mbrëmë vonë pas urdhri të një gjykate amerikane, ndërsa pritet që në javët në vijim të publikohen të tjera pjesë.

Në faqet e dokumenteve nuk kanë munguar emrat e njohur që kanë pasur njohje me miliarderin e akuzuar për abuzim dhe trafikim të të miturave, edhe pse ndaj disave nuk ka pasur një akuzë apo dyshim konkret.

Disa prej dokumenteve të publikuara përmendin edhe ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe Donald Trump, megjithëse asnjëri nuk është akuzuar për diçka gjë të paligjshme sipas The Independent.

Zëdhënësi i Donald Trump, Steven Cheung, ka reaguar pas publikimit të emrave, duke pretenduar se të gjitha aludimet në lidhje me marrëdhëniet e Trumpit me Epsteinin janë “zhbërë tërësisht”.

Trump dhe Epstein thuhet se ishin miq dhe Trump i tha revistës New York në vitin 2002 se ai e njihte Epstein për 15 vjet dhe se ai ishte një “djalë i shkëlqyer”. Ai gjithashtu fluturoi me aeroplanin e tij disa herë, megjithëse u distancua nga komentet pas arrestimit të Epsteinit dhe tha se ata “nuk kishin folur prej vitesh”.

Zëdhënësja e Clinton, Angela Urena reagoi po ashtu duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar që kur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar deklaratën për Epstein në vitin 2019, duke theksuar se Clinton “nuk di asgjë” për krimet e tmerrshme të Epstein.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco