Putin i inatosur pas sulmit të Ukrainës në Krime, dërgon ekipet e hakmarrjes

Putin i inatosur pas sulmit të Ukrainës në Krime, dërgon ekipet e hakmarrjes

10:22, 29/12/2023
A+ Aa A-

Vladimir Putin është shumë i zemëruar pas sulmit me raketa të Forcave Ajrore të Ukrainës të anijes ‘Novocherkassk’ të flotës ruse të Detit të Zi dhe për këtë ka dërguar ekipet e tij hakmarrëse në Krime, shkruan media britanike Indepedent.

Krime një nga pikat më kritike të luftës që po vazhdon prej gati 2 vitesh mes Rusisë dhe Ukrainës, së fundmi është kthyer sërish në objektivin e forcave të Kievit.

Në deklaratën e bërë nga Forcat Ajrore të Ukrainës më 26 dhjetor, thuhej se anija "Novocherkassk" e flotës ruse të Detit të Zi u godit nga raketa lundrimi në sulmin ajror të kryer në brigjet e qytetit Feodosia rreth orës. 02:30 me orën lokale.

Novocherkassk, e ndërtuar në Poloni dhe e vënë në shërbim në fund të viteve 1980, është një anije e projektuar për qëllime sulmuese. 

Anija mund të mbajë një sërë mjetesh të blinduara, duke përfshirë tanke.

Ndërsa gjenerali Mikola Oleschuk nga Forcat Ajrore të Ukrainës ndau imazhet që dyshohet se i përkisnin sulmit, guvernatori rus i Krimesë Sergey Aksyonov njoftoi se 1 person u vra dhe 2 persona u plagosën në sulmin ajror të Ukrainës.

Image

Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, pretendoi se luftanija ruse, e cila u godit nga avionët ukrainas, ishte 'vetëm e dëmtuar', por Novocherkassk u 'shkatërrua plotësisht'.

Ministria britanike e Mbrojtjes, e cila publikon raporte të përditshme të inteligjencës për Luftën Rusi-Ukrainë, pretendon se gjithsej 3 anije zbarkuese të marinës ruse janë dëmtuar aq shumë sa nuk mund të lundrojnë ndërsa dy anije të tjera janë dëmtuar lehtë.

Gazeta britanike Independent shkroi se presidenti rus Putin ishte  shumë i zemëruar pas sulmit, të cilin ai e cilësoi si "të turpshëm" për marinën ruse.

Gazeta shkruan gjithashtu se lideri rus ka dërguar ekipe hakmarrjeje në Krime dhe ka urdhëruar bastisje dhe se forcat e mbrojtjes ajrore të Krimesë pritet të ndëshkohen.

Po  sipas Independent, shumë komandantë pritet të shkarkohen dhe të dërgohen në front.

Grupi ukrainas 'The Atesh' pohoi në mesazhin që ata ndanë në aplikacionin Telegram se në rajon u kryen shumë bastisje, u kontrolluan shtëpi dhe u ekzaminuan telefonat inteligjentë.

BNN Bloomberg pretendoi se presidenti Vladimir Putin rrezikohej të humbiste bazën e tij të rëndësishme detare pasi Ukraina rriti sulmet e saj në Krime. 

Analistët duke folur për transmetuesin theksuan se Krimea nuk është më një vend i sigurt për anijet luftarake ruse.

 

Sipas të dhënave të lëshuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës , Rusia ka humbur të paktën 20 anije, duke përfshirë një nëndetëse, që nga shkurti i vitit 2022. 

Sulmet e përsëritura nga Ukraina bënë që Rusia të zhvendoste anijet e saj në porte të tjera si Feodosia dhe Nororossiysk. 

Edhe pse Rusia nuk komenton vendndodhjen e flotës së saj në Detin e Zi, imazhet satelitore e forcojnë këtë pretendim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco