'Murgeshat' që duan t'ua marrin marihuanën, narkotrafikantëve

'Murgeshat' që duan t'ua marrin marihuanën, narkotrafikantëve

08:43, 29/12/2023
A+ Aa A-

Nën çdo hënë të plotë në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, një grup grash me zakone murgeshash sillen rreth një zjarri, pastrohen me sherbelë të djegur dhe thonë fjalë falënderuese për hënën, kafshët dhe bimët. Pastaj ato thithin thellë marihuanë dhe hedhin jashtë shtëllunga tymi.

Pavarësisht veshjes së tyre, gratë nuk janë katolike apo të ndonjë feje tjetër. Ato janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të themeluar në vitin 2014 të quajtur "Motrat e Luginës", i cili është zotuar të përhapë ungjillin e fuqive shëruese të kanabisit.

Në Shtetet e Bashkuara, ku shumë shtete e kanë legalizuar marihuanën relaksuese, sipas Radios Evropa e Lirë, grupi ka nisur gjithashtu një biznes të vogël të suksesshëm, duke shitur produkte si vajra dhe balsame në internet, duke grumbulluar kështu mbi 500.000 dollarë vitin e kaluar.

Image
1. Alehli Paz, 34 vjeçe, anëtare e grupit Motrat e Luginës, me profesion kimiste dhe studiuese e marihuanës, shihet teksa shkurton kërpin e një bime në një shtëpi në fermën e grupit, në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, 2 shtator 2023.

Image

2.Anëtarja e grupit Motrat e Luginës e njohur në internet si "Motra Kika", që kërkoi të mbetej anonime nga frika e hakmarrjes, qëndron shtrirë në një shtrat të varur në një shtëpi në fermën e Motrave të Luginës në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, 2 shtator 2023. Motrat argumentojnë se lufta kundër drogës në Amerikën Latine ka qenë një dështim, duke çuar në përhapje të gjerë të dhunës dhe burgosjes masive. Për “Motrën Kika” misioni është i qartë. “Është koha për t'i dhënë fund kësaj marrëzie”, tha ajo.

Image

3. Kimistja Alehli Paz, 34 vjeçe, përdor një xham zmadhues për të parë bimët e thara.
Image

4. Në Meksikë, ku lufta e karteleve të drogës e ka shkatërrar vendin dhe krishterimi është ngulitur në shoqëri, imazhi i një murgeshe që tymos cigare marihuane është më shumë një akt rebelimi, thonë gratë. Motrat, duke përdorur nofka, shpesh bëjnë postime në mediat sociale, kryesisht në Instagram, ku mund të shihen duke u kujdesur për bimët e kanabisit, duke mbajtur seminare dhe duke marrë pjesë në ngjarje të lidhura me kanabisin.

Image
5.Dy nga motrat duke u kujdesur për bimët e kanabisit.

Image

6. Tri gratë që në internet përdorin emrat "Motra Kika", "Motra Bernardet" dhe "Motra Yeri" shihen teksa tymosin në fermën e Motrave të Luginës, në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, më 2 shtator 2023.

Image

7. Dy anëtare të grupit Motrat e Luginës duke shijuar momente relaksi në një fushë në fermën e tyre. 

Image

8. Dy anëtare të grupit duke transportuar vazo me bimë kanabisi, në periferi të një fshati në Meksikë, 3 shtator 2023.

Image
9.Përgatitja e kanabisit të tharë, matja dhe futja nëpër kavanozë qelqi.

Image

10. Rituali i hënës së plotë në fermën e Motrave të Luginës në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, 2 shtator 2023. Nën çdo hënë të plotë, një grup grash me zakone murgeshash sillen rreth një zjarri të zhurmshëm, pastrohen me sherebelë të djegur dhe bëjnë falënderime për hënën, kafshët dhe bimët. Pavarësisht veshjes së tyre, gratë nuk janë katolike apo të ndonjë feje tjetër.

Image

11. Një anëtare e grupit Motrat e Luginës duke mbajtur një gjethe kanabisi.

Image

12. Paketimi dhe ruajtja e produktit nëpër kavanozë.  

Image

13. Një prej anëtareve të grupit duke mbajtur velin e saj, në një shtëpi në fermën e Motrave të Luginës, në periferi të një fshati në Meksikë, 3 shtator 2023./(Përgatiti: Syzanë Paçarizi, REL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco