Lufta në botën e egër, aligatori copton pitonin

Lufta në botën e egër, aligatori copton pitonin

21:50, 28/12/2023
A+ Aa A-

Një tjetër video tmerri nga bota e egër tregonte se si një aligator që vriste një gjarpër piton në kënetat e Floridas në SHBA, e regjistruar nga një çikliste kalimtare.

Alison Joslyn, e cila është vrapuese dhe e apasionuar pas fotografisë së botës së egër  regjistroi pamjet shokuese teksa kishte dalë me biçikletën e saj.

“Tani do të ketë një piton më pak për të terrorizuar ujërat e Everglades”, shkruante ajo pas postimit të videove dhe fotove nga lugina Shark Valley në parkun kombëtar Everglades.

Joslyn përshkruante ngjarjen si “të rrallë e të veçantë” duke theksuar ambjentin unik natyral të vendit.

Ajo shtonte se aligatori dukej i ngathët, ndoshta prej temperaturave të ftohta të ditëve të fundit ose dhe i lodhur nga beteja me pitonin.

“Megjithse fitimtar aligatori mezi lëvizte dhe vrisja mendjen nëse ishte nga i ftohti apo se e kishte kafshuar gjarpri. Ai nisi më pas ta hante por iu desh të ndalonte pasi ndoshta ishte shumë i madh”, shkruante vajza.

Pas asaj që me siguri duhet të kishte qenë një betejë e ashpër mes dy zvarranikëve, gjarpri kishte humbur në gojën e aligatorit 3.5 metra të gjatë, edhe pse tentonte të sillej rreth trupit të tij.

">http://

Pitonët nuk janë gjarpërinj helmues por Joslyn shkruante se kafshimi tij mund të kishte dëmtuar indet në gojën e aligatorit teksa të dy luftonin për mbijetesë.

“Unë e di që ata nuk janë helmues por aligatori kishte kokën e gjarprit në gojë dhe mendoja se mund ta kishte kafshuar teksa luftonte për jetën”, shkruan Joslyn.

Pitonët në Florida konsiderohet si specie invazive (e huaj) pasi nuk e kanë origjinën aty dhe shkaktojnë pasoja dëmtuese për ekosistemet e Everglades, shkruan Daily Mail.

Ata nuk sulmojnë njerëzit por kafshë të vogla vendase si rakunë, oposum e gjitarë të tjerë.

Gjarpërinjtë kanë vendosur tashmë popullatën e tyre në jugun e Florida dhe konkurojnë me specie ë tjera për ushqim, duke shkaktuar zvogëlimin e tyre, thonë zyrtarët.

Zyrtarët e botës së egër në Florida rekomandojnë “vrasjen e tyre në mënyrë humane” shpejt pas kapjes./Daily Mail

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco