Ambasadori libanez në Britaninë e Madhe thotë që pala që duhet të përmbahet është Izraeli

Ambasadori libanez në Britaninë e Madhe thotë që pala që duhet të përmbahet është Izraeli

21:13, 28/12/2023
A+ Aa A-

Më herët ne raportuam një paralajmërim nga ministri izraelit BennyGantz për qeverinë libaneze se duhej të vepronte për të parandaluar sulmet e Hezbollahut në Izraelin verior.Ai tha se Izraeli do të ndërhynte nëse grupi militant vazhdon të gjuante përtej kufirit.

Libani i është përgjigjur paralajmërimit. Ambasadori në Mbretërinë e Bashkuar RamiMortada tha për programin Newshour të Shërbimit Botëror të BBC-së se Libani ishte “pala e goditur e sulmeve” dhe “ai që duhet të përmbahet është Izraeli”.

“Ne nuk jemi të interesuar për përshkallëzimin - të gjitha palët duhet të qetësohen,” tha ai.

I pyetur për veprimet e Hezbollahut, ai tha se “ka metodikën e vet”.

Kur u pyet më tej, Mortada shtoi: “Unë nuk mendoj se tani është koha për të shpjeguar atë metodikë - ata janë të përfaqësuar në qeverinë libaneze dhe marrin në konsideratë interesat libaneze.”

Për sa i përket rajonit më të gjerë, “përhapja nga Gaza është shumë e vështirë për t'u frenuar... ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm.. për të ndaluar masakrën” atje, tha ai./BBC - Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco