Ikën pasi ishin anti-Putin/ Rusët që jetojnë në Serbi të frikësuar: Ky vend po bëhet Rusi

Ikën pasi ishin anti-Putin/ Rusët që jetojnë në Serbi të frikësuar: Ky vend po bëhet Rusi

21:03, 28/12/2023
A+ Aa A-

Qeveria serbe këtë javë falënderoi shërbimet e inteligjencës ruse për ekspozimin e planeve për protesta në Beograd kundër rezultateve të zgjedhjeve në vend.

Sipas The Moscow Times lajmi ka shkaktuar frikë në te mijëra rusë anti-Putin, të cilët janë zhvendosur në Serbi që nga pushtimi i Ukrainës, dhe tani kanë frikë se vendi i tyre i qëndrimit po bie gjithnjë e më shumë nën ndikimin e Moskës.

Image

“Kjo më bëri të mendoj, mos duhet të paketoj valixhet dhe të shkoj diku tjetër?” tha Sergei, një profesionist i IT nga Moska, i cili iku në Beograd për t’i shpëtuar mobilizimit të Kremlinit në shtator 2022.

Sergei tha se fillimisht ishte mirënjohës që mundi të hynte në Serbi, e cila mban lidhje miqësore me Rusinë, pasi ai nuk mund të merrte një vizë të Bashkimit Evropian dhe është i bllokuar nga shumë vende.

Image

“Serbia është i vetmi vend ku është mirë të kesh pasaportë ruse, të hapësh një llogari bankare, të marrësh me qira një banesë dhe të jetosh normalisht. Kjo na lejoi të ndiheshim mirë”, tha ai.

Tani, megjithatë, ai po kërkon një punë në BE, duke nxjerrë në pah dilemën me të cilën përballen shumë të tjerë. “Ne mund të ndjejmë se Serbia po kthehet në Rusi dhe është e frikshme,” tha ai.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco