VIDEO/ Kulla 129-vjeçare në Angli përfshihet nga flakët, evakuohet zona

VIDEO/ Kulla 129-vjeçare në Angli përfshihet nga flakët, evakuohet zona

18:18, 28/12/2023
A+ Aa A-

Kulla Blackpool, një pikë referimi historike në bregun veriperëndimor të Anglisë është përfshirë nga flakët. Siç raportojnë mediat në vend, vatra ndodhet në një seksion metalik afër majës së strukturës 129-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar gjashtë automjete të zjarrfikëses, një ekip droni si dhe një ekip shpëtimi me litar.

Autoritetet në vend u kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë larg zonës ku ndodhet kulla si dhe të mos ngrenë dronë pasi mund të bëhen pengesë për operacionet e urgjencës.

Ndërkohë, kulla është evakuuar.

Syri i Kullës Blackpool, atraksioni në krye të strukturës, nuk ishte i hapur për vizitorët në momentin kur është aktivizuar vatra e zjarrit. Struktura është dizajnuar në mënyrë të tillë që t’i ngjajë kullës Eifel në Paris dhe qëndron në shëtitoren përgjatë bregdetit të Blackpool.

Me një lartësi prej 158 metrash, Kulla Blackpool ishte struktura më e lartë e krijuar nga njeriu në Perandorinë Britanike kur u inagurua gjatë epokës viktoriane dhe mbetet një nga atraksionet kryesore të resortit bregdetar.

Kur maja e Kullës mori zjarr në 1897, zjarri sipas raportimeve shihej nga 80 km larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco