Më shumë se 30 persona duan të kandidojnë për president të Rusisë, ja si Putin po kërkon të ‘heqë qafe’ kundërshtarët

Më shumë se 30 persona duan të kandidojnë për president të Rusisë, ja si Putin po kërkon të ‘heqë qafe’ kundërshtarët

09:00, 27/12/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 30 persona janë të interesuar për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, tha kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS në një deklaratë të botuar dje. "Sigurisht, fushata do të jetë konkurruese, pasi është e qartë se do të ketë më shumë se një kandidat. Në çdo rast, tashmë ka më shumë se 30 njerëz që duan të bëhen kandidatë," tha Ella Pamfilova për TASS.

Ish-gazetarja televizive Ekatarina Duncova u pengua të kandidojë kundër presidentit rus Vladimir Putin në zgjedhjet e marsit të ardhshëm për shkak të “gabimeve” në aplikimin për kandidaturë, njoftoi selia e saj tre ditë më parë në platformën e komunikimit Telegram.

Vendimi është marrë vetëm tre ditë pasi 40-vjeçarja Duncova ka paraqitur kërkesë në komisionin zgjedhor për t'u regjistruar si kandidate. Ajo synonte të kandidonte me një program që përfshinte përfundimin e luftës në Ukrainë dhe lirimin e të burgosurve politikë. Kritikët i konsiderojnë zgjedhjet një proces mashtrues me vetëm një rezultat të mundshëm. Kremlini pretendon se Putini do të fitojë, sepse gëzon mbështetje të vërtetë në të gjithë shoqërinë, e cila sipas sondazheve, është rreth 80 për qind. 

Ndërsa lufta si temë diskutohet rrallë në politikën publike për shkak të rreziqeve që lidhen me kritikimin e linjës së autoriteteve dhe vëmendjes së shtuar nga shërbimet e sigurisë ndaj disidentëve, çështjet që lidhen me luftën - si shtrëngimi i fondeve në dispozicion për të tjerët titujt buxhetorë, ristrukturimi i shpejtë dhe i detyruar i ekonomisë ruse dhe frika e një rebelimi të armatosur brenda vendit - kanë formësuar debatet politike dhe kanë krijuar polemika

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco