Temperaturat në minus dhe masa ekstreme sigurie - ja ku ndodhet ‘Ujku Polar’, burgu ku po mbahet Navanlny

Temperaturat në minus dhe masa ekstreme sigurie - ja ku ndodhet ‘Ujku Polar’, burgu ku po mbahet Navanlny

08:52, 27/12/2023
A+ Aa A-

Alexey Navalny thuhet se ndodhet në koloninë penale IK-3 në Kharp, në rajonin Yamal-Nenets, rreth 1900 kilometra në verilindje të Moskës. "Është vendi më i izoluar në botë," tha Leonid Volkov, një nga aleatët më të ngushtë të kundërshtarit rus. Ky i fundit do të ishte gjurmuar në një burg në veri të Rrethit Arktik, tha zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, pasi kishte humbur kontaktet me të për më shumë se dy javë. Por nuk dihet shumë informacion për koloninë penale Kharp, veçse është në Arktik dhe kaq mjafton që kyçet e duarve t'ju dridhen. "Është pothuajse e pamundur të arrish në këtë koloni, është pothuajse e pamundur të dërgosh letra atje," shpjegoi Volkov. 

Rajoni Yamalo-Nenetsk, ku do të vendosej Navalny, njihet për dimra të gjatë dhe të ashpër. Qyteti është afër Vorkutës, rreth njëqind kilometra larg. Transferimet brenda sistemit rus të burgjeve, shpjegoi Associated Press, janë të fshehta dhe të burgosurit mund të mos jenë në kontakt me të njohurit e tyre për disa javë. Shtëpia e re e Navalny-t, e njohur si kolonia "Ujku Polar", konsiderohet si një nga burgjet më të ashpra të Rusisë. Të burgosurit vendas janë dënuar për krime të rënda. 

Në ato gjerësi gjeografike, dimrat janë të ashpër, shumë të ashpër, aq sa temperaturat javën e ardhshme pritet të bien rreth minus 28 gradë Celsius.

Po ashtu, e ashtuquajtura koloni penale“Ujku Polar” është një nga më të largëtat në Rusi. Më 18 dhjetor, Navalny, i dënuar me 19 vjet burg për "ekstremizëm", nuk u paraqit me video lidhje në një seancë gjyqësore në qytetin e Kovrov, siç kishte raportuar stafi i disidentit, duke nxitur frikën për fatin e tij. Pas një zhdukjeje shqetësuese, politikani rus u gjet në burgun e lartpërmendur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco