Gratë e famshme franceze mbrojnë Depardieu kundër akuzave për përdhunim

Gratë e famshme franceze mbrojnë Depardieu kundër akuzave për përdhunim

23:23, 26/12/2023
A+ Aa A-

Sot, më shumë se 50 aktorë, skenaristë dhe producentë francezë botuan një artikull në gazetën Figaro, duke mbrojtur yllin e filmit Gerard Depardieu, pavarësisht nga dyshimet në rritje të sjelljes së tij ndaj grave gjatë karrierës së tij pesë dekadash.

Teksti i lartpërmendur është nënshkruar nga shumë të famshëm, duke përfshirë aktoren, këngëtaren dhe ish-zonjën e parë të Francës Carla Bruni, ish-partneren e Depardieu, Carole Bousquet dhe aktorët Pierre Richard, Charlotte Rampling dhe Victoria Abril, raporton AP.

Agjencia vë në dukje se gati gjysma e gjithsej 56 nënshkruesve ishin gra dhe shumë i përkasin brezit të Depardieu.

Nënshkruesit e tekstit shprehen ndër të tjera se “nuk mund të heshtin përballë linçimit dhe vërshimit të urrejtjes që po derdhet mbi personin e tij”.

“Kur Gérard Depardieu vihet në shënjestër, arti i filmit sulmohet. Franca i detyrohet kaq shumë dhe humbja e këtij aktori të madh do të ishte disfata dhe vdekja e artit”, thuhet në tekstin e publikuar nga Figaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco