Sulmet e bandave në Nigeri, të paktën 160 persona janë vrarë dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur

Sulmet e bandave në Nigeri, të paktën 160 persona janë vrarë dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur

14:31, 26/12/2023
A+ Aa A-

Të paktën 160 persona janë vrarë dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur në Nigeri pas një vale sulmesh nga një grupe të armatosura, në një tjetër episod vdekjeprurës në një rajon me tensione të vazhdueshme fetare dhe etnike.

Sulmet e koordinuara kanë nisur prej të shtunës dhe janë shtrirë në rreth 20 komunitete në rajonin qëndror të vendit, njoftuan autoritetet duke shtuar se ende nuk janë identifikuar përgjegjësit.

“Do të merren masa të ashpra nga qeveria për të frenuar vrasjen e civilëve të pafajshëm”, theksuan ata.

Mediat kanë cituar banorë lokalë që thonë se kanë qenë duke fjetur kur kanë dëgjuar valët e të shtënave dhe janë përpjekur të shpëtojnë, por një pjesë e tyre nuk ia kanë dalë.

Nigeria është terrorizuar prej kohësh nga grupet e armatosura që veprojnë nga bazat thellë në pyje dhe bastisin fshatrat për të plaçkitur dhe rrëmbyer banorët për shpërblim.

Konkurrenca për burimet natyrore midis barinjve nomade dhe fermerëve, e intensifikuar nga rritja e shpejtë e popullsisë dhe presionet klimatike, ka përkeqësuar gjithashtu tensionet sociale dhe ka shkaktuar dhunë.

Një konflikt xhihadist ka shpërthyer në Nigerinë veri-lindore që nga viti 2009, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe duke zhvendosur rreth 2 milionë të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Grupi i të drejtave Amnesty I’nternational’ tha se autoritetet në vendin e Afrikës Perëndimore kanë dështuar t'i japin fund sulmeve të shpeshta vdekjeprurëse ndaj komuniteteve rurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco