Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Përmbytje masive në Gjermani, evakuohen qindra banorë

Përmbytje masive në Gjermani, evakuohen qindra banorë

09:02, 26/12/2023
A+ Aa A-

Përmbytje e shkaktuara nga shirat e dendur në Gjermani kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zona të vendit. Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Po ashtu një azil në qytetin Celle u evakuua nga frika e përmbytjeve. Zyrtarët në rajonin e Saksonisë së Ulët njoftuan se niveli i ujit në shumë lumenj dhe përrenj në të gjithë shtetin ende është i lartë.

Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser. Zyra Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco