Trump: Arrestimi i studentëve në Nju Jork, i bukur për t’u parë, ata janë të çmendur

Trump: Arrestimi i studentëve në Nju Jork, i bukur për t’u parë, ata janë të çmendur

11:21, 02/05/2024
A+ Aa A-
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se ishte “bukur të shikoje” policinë e Nju Jorkut të sulmonte një ndërtesë të Universitetit të Kolumbias,ku studentët pro-palestinezë kanë protestuar. Trump i ka quajtur studentët “të çmendur të tërbuar dhe simpatizues të Hamasit”.

Në një tubim për fushatën presidenciale në Wisconsin, Trump tha se “Nju Jorku ishte nën rrethim” dhe përshëndeti arrestimin e rreth 300 protestuesve, raporton Reuters.

Disa anëtarë të Partisë Republikane kanë akuzuar drejtuesit e universiteteve për injorim të retorikës antisemitike dhe ngacmimeve në protestat pro-palestineze në të gjithë SHBA.

Trump paralajmëroi turmën në tubim se “qytetet dhe fshatrat e tyre do të pranojnë njerëz nga Gaza”, duke iu referuar raporteve të mëparshme të mediave se administrata e Presidentit Joseph Biden planifikon të pranojë refugjatët e Gazës në Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco