Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Putin: Rusia është e gatshme të bisedojë me Ukrainën

Putin: Rusia është e gatshme të bisedojë me Ukrainën

18:41, 19/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vlaidmir Putin është i gatshëm të bisedojë për arritjen e një zgjidhje me SHBA dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftës në vendin fqinj.

Këtë deklaratë Shefi i Kremlinit e dha në një takim në Moskë ku përsëriti qëndrimin e tij se Rusia nuk ka në plan të luftojë me asnjë vend të Evropës.

“Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s thonë se nëse Rusia fiton tani në Ukrainë, vendet e NATO-s do të jenë të radhës. Pse do të na duheshin ato vende të?! Ne nuk kemi nevojë për to. Ne nuk kemi nevojë për to tani dhe nuk do të kemi nevojë as edhe në të ardhmen.”

Putin, i cili dërgoi trupa në Ukrainë në vitin 2022, ka thënë vazhdimisht se është gati për të folur për paqen, megjithëse zyrtarët perëndimorë thonë se ai po pret zgjedhjet presidenciale në SHBA përpara se të bëjë një përpjekje reale.

Rusia kontrollon rreth 17.5% të territorit që u njoh ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës kur Bashkimi Sovjetik  u shpërbë në 1991.Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe vitin e kaluar aneksoi 4 rajone të tjera megjithatë Kievi është i gatshëm të luftojë derisa çdo ushtar i fundit rus të dëbohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco