Abdel Fattah Al-Sissi merr mandatin e tretë presidencial në Egjipt

Abdel Fattah Al-Sissi merr mandatin e tretë presidencial në Egjipt

18:22, 18/12/2023
A+ Aa A-

Abdel Fattah Al-Sisi, u rizgjodh për herë të tretë në krye te presidencës në Egjipt. Sipas autoritetit zgjedhir Al-ASisi fitoi me 89.6% të votave, duke siguruar një mandat të ri, por edhe të fundit sipas Kushtetutës vendase. Kreu i autoritetit, Hazem Badawy, tha se pjesëmarrja arriti një shkallë të paprecedentë prej 66.8% të 67 milionë votuesve të Egjiptit. Më shumë se 39 milionë votues votuan për Al-Sissi, i cili ka qeverisur Egjiptin për një dekadë.

Këto zgjedhje vijnë pasi lufta është ndezur që nga tetori midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në kufi me Egjiptin dhe vendi më i populluar arab është kapur në krizën më të keqe ekonomike në historinë e tij. Përveç zotit Al-Sissi, tre kandidatë përgjithësisht të panjohur për publikun e gjerë ishin në garë: Farid Zahran, Abdel-Sanad Yamama, Neo-Wafd, dhe Hazem Omar.

Megjithë vështirësitë e Egjiptit, nuk duket se ekziston asnjë opozitë serioze nën sundimin e zotit Al-Sisi, presidenti i pestë nga radhët e ushtrisë që nga viti 1952, i cili sundon vendin me një dorë të hekurt. Në zgjedhjet presidenciale të 2014 dhe 2018, Al-Sissi fitoi me më shumë se 96% të votave. Dy figura të tjera opozitare u përpoqën të prezantoheshin për një kohë, por u shkarkuan shpejt. Sot njëri prej tyre është në burg dhe tjetri në pritje të gjykimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco