Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

OKB mbledh më shumë 2.2 miliardë dollarë ndihmë

OKB mbledh më shumë 2.2 miliardë dollarë ndihmë

22:13, 15/12/2023
A+ Aa A-

Numri i njerëzve të zhvendosur dhe refugjatëve tejkalon një rekord prej 114 milionë njerëzve për shkak të konfliktit, varfërisë dhe ndryshimeve klimatike.

Agjencia e OKB-së për refugjatët bëri me dije sot se pjesëmarrësit në një forum të madh kishin premtuar më shumë se 2.2 miliardë dollarë për të përballuar krizën globale të refugjatëve. Sipas Shefit të OKB-së, Antonio Guterres, kjo shumë do të ndihmojë të frenohet vala e mjerimit.

“Premtimet më japin shpresë se ne mund të krijojmë konsensus global për të adresuar një herë e përgjithmonë sfidat e mëdha të kohës sonë që po nxisin krizën e refugjatëve,” deklaroi Guterres.

Mijëra njerëz nga agjencitë e ndihmës, bizneset dhe shoqëria civile u angazhuan në forumin tre ditor në Gjenevë, Zvicër, pasi numri i njerëzve të zhvendosur dhe refugjatëve tejkalon një rekord prej 114 milionë njerëzve për shkak të konfliktit, varfërisë dhe ndryshimeve klimatike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në fjalën përmbyllëse përmendi krizat humanitare në Mianmar, Jemen, Somali dhe Gazë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco