Dëgjohen duke qeshur, dalin pamjet kur ushtarët izraelitë sulmojnë shkollën në Gaza

Dëgjohen duke qeshur, dalin pamjet kur ushtarët izraelitë sulmojnë shkollën në Gaza

09:07, 13/12/2023
A+ Aa A-

Një video që po qarkullon në internet, ku shfaqen disa ushtarë izraelitë duke qeshur ndërsa një shkollë palestineze goditet nga një sulm ajror në Rripin e Gazës. Videoja u shfaq për herë të parë dje, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet aktualisht,  vendndodhja është verifikuar si Beit Hanoun. Nuk ka pasur raportime për viktima, gjë që nuk është e pazakontë duke pasur parasysh evakuimet masive që janë bërë në qytet dhe në të gjithë veriun e enklavës.

Një video që po qarkullon në internet duket se tregon ushtarët izraelitë duke qeshur ndërsa një shkollë palestineze goditet nga një sulm ajror në Rripin e Gazës.

Videoja u shfaq për herë të parë sot, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet aktualisht – vendndodhja është verifikuar si Beit Hanoun. Nuk ka pasur raportime për viktima, gjë që nuk është e pazakontë duke pasur parasysh evakuimet masive që janë bërë në qytet dhe në të gjithë veriun e enklavës. “UNRWA konfirmon se shkolla e goditur në video është një shkollë e UNRWA-s. Megjithatë deri më tani ne nuk mund të konfirmojmë vendndodhjen ose emrin e shkollës”, tha një zëdhënës për Sky News.

“Ndoshta është në veri të Rripit të Gazës. Ne nuk e dimë nëse njerëzit ishin strehuar në shkollë kur u godit. Të gjitha rregullat e luftës janë thyer”, shtoi ai. Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco