Sondazhi i Reuters/ Trump kryeson bindshëm ndaj Biden në garën presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm

Sondazhi i Reuters/ Trump kryeson bindshëm ndaj Biden në garën presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm

18:24, 12/12/2023
A+ Aa A-

Një sondazh i ri i Reuters/Ipsos nxori Donald Trump në krye të renditjeve kundër rivalit të tij demokrat Joe Biden, njëherazi edhe Presidenti aktual amerikan.

Edhe më shqetësues për demokratët është se sondazhi tregon se kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr. i merr vota Bidenit, ndërsa 60% e votuesve thonë se duan një opsion tjetër kur bëhet fjalë për garën presidenciale të vitit 2024.

Është një seri shifrash të këqija për Biden, pasi sondazhet nga Wall Street Journal, CNN , Emerson dhe të tjerë tregojnë se Trump është në krye kur bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti kryeson me 2 pikë në mesataren e sondazhit të RealClearPolitics. Megjithatë përballja e zgjedhjeve vitin e ardhshëm mes Bidenit dhe Trumpit do të luftohet ngushtë me të dy kandidatët të ngarkuar me problematika të thella që mund t’u kushtojnë atyre Shtëpinë e Bardhë.

Biden vazhdon të jetë i rrënuar nga dyshimet e votuesve për fuqinë e ekonomisë, si dhe shqetësimet për sigurinë e kufirit SHBA-Meksikë dhe shqetësimet për krimin.

Trump, 77 vjeç, përballet me shqetësimet e tij, duke përfshirë katër gjyqe penale mbi një sërë akuzash që lidhen me përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Një dënim para zgjedhjeve të 5 nëntorit 2024 mund t’i kushtojë atij mbështetje të konsiderueshme, zbuloi sondazhi i Reuters/Ipsos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco