Eric Trump: Prokurorët e Sorosit po torturojnë babanë tim për t’i delegjitimuar kandidaturën

Eric Trump: Prokurorët e Sorosit po torturojnë babanë tim për t’i delegjitimuar kandidaturën

12:32, 29/04/2024
A+ Aa A-

Eric Trump tha se mbështet fort babanë e tij, ndërsa përpjekjet ligjore kundër tij po shtohen, veçanërisht në gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork kundër Trump.

Zëvendëspresidenti i Organizatës Trump këmbënguli të dielën për FOX News se prokurorët e majtë të qarkut, së bashku me administratën e Biden, po përdorin ligjin kundër ish-presidentit për të delegjitimuar kandidaturën e tij.

“Natyrisht, [Alvin] Bragg është një prokuror i paguar nga Sorosi, i cili nuk ndryshon nga Fani [Willis]. Ata duan të torturojnë babanë tim, por askush nuk po e beson atë,” tha ai.

Ndërsa fliste në emision, ai diskutoi sistemin e supozuar të drejtësisë me dy nivele të përjetësuar nga rivalët politikë të babait të tij, si dhe shtetin e shkatërruar të Amerikës jo vetëm nën administratën e Biden, por në nivel qytetesh, nën ndikimin e prokurorëve si Bragg.

Kujtojmë se Donald Trump ka deklaruar se proceset gjyqësore ndaj tij janë stisur nga prokurorë të financuar nga miliarderi i majtës, George Soros.

Pavarësisht këtyre përballjeve gjyqësore, Trump udhëheq në sondazhe përballë rivalit të tij të majtë, Joe Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco