'Dyfishi i shifrave të shkurtit'- OKB: Mbi 50 fëmijë të vrarë në Ukrainë gjatë marsit

'Dyfishi i shifrave të shkurtit'- OKB: Mbi 50 fëmijë të vrarë në Ukrainë gjatë marsit

12:18, 29/04/2024
A+ Aa A-

Sipas OKB-së, e cila ka një ekip monitorues të të drejtave të njeriut në vend, numri i civilëve të vrarë ose të plagosur në Ukrainë në mars ishte 604.

Sipas mediave të huaja, shifra është 20% më e lartë se ajo e shkurtit të këtij viti.

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar duke iu referuar shifrave të OKB-së, tha se mes viktimave civile, raportohet për 57 fëmijë të vrarë në muajin mars, ose dyfishi i muajit të kaluar.

Vdekjet e tyre “i atribuohen drejtpërdrejt përdorimit rus të municioneve ajrore”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Vdekjet e civilëve në përgjithësi i atribuohen “sulmeve me raketa dhe municione ajrore në të gjithë Ukrainën dhe bombardimeve të shtuara në vijat e frontit”.

Raporti i OKB-së thekson se kishte një rritje të sulmeve të koordinuara në infrastrukturën kritike të Ukrainës, me 20 vende “të shkatërruara ose të dëmtuara”.

Në total, ka pasur 31,366 viktima civile në Ukrainë që nga 24 shkurti i vitit 2022, tha Ministria e Mbrojtjes e MB (duke përfshirë zonat që Rusia po kontrollon).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco