'Nuk mund të marr frymë': Pamje tronditëse të arrestimit të amerikanit që vdiq në paraburgim

'Nuk mund të marr frymë': Pamje tronditëse të arrestimit të amerikanit që vdiq në paraburgim

07:21, 26/04/2024
A+ Aa A-

Ka nisur hetimi  për rrethanat e vdekjes së 53-vjeçarit Frank Tyson

Autoritetet e shtetit të Ohajos po zhvillojnë një hetim për rrethanat e vdekjes së një 53-vjeçari, i cili sapo ishte vënë në paraburgim . 

Sipas Sky News, Frank Tyson vdiq gjatë arrestimit të tij nga oficerët e policisë Beau Sonnege dhe Camden Burts në Canton, Ohio, në mbrëmjen e hershme të 18 prillit. 
Departamenti i policisë lokale publikoi pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të oficerëve.

Në pamjet e diskutueshme që kanë ngjallur protesta, i arrestuari dëgjohet duke thënë vazhdimisht shprehjen “Nuk mund të marr frymë” teksa dy oficerët e arrestojnë dhe e vënë në pranga. Në një moment, njëri prej tyre shfaqet i gjunjëzuar në kurrizin e 53-vjeçarit.

Më pas Tyson ndalon së foluri dhe, gati pesë minuta më vonë, një oficer zbulon se ai nuk ka puls. Kur më në fund arrin ambulanca e thirrur nga policia, burri tashmë kish vdekur.
Frank Tyson dyshohet se kishte ikur nga lokali ku u arrestua pas një aksidenti automobilistik në të cilin ishte përfshirë. 

Në videon e publikuar për publikun, ai shihet duke i rezistuar arrestimit duke bërtitur se “po tentojnë të më vrasin”. “Telefononi sherifin”, bërtet ai pa pushim ndërsa oficerët i thonë të qetësohet dhe ta arrestojnë. 

Oficerët e godasin Tyson-in në tokë, me njërin prej tyre duke e vendosur gjurin e tij në shpinë për rreth tridhjetë sekonda përpara se ta heqë përfundimisht. Tyson thotë edhe një herë se nuk mund të marrë frymë para se të mbyllë gojën.

Në orën 20:29, Tyson është në dysheme dhe pamjet tregojnë oficerët duke kontrolluar portofolin e tij për ID dhe duke folur me njerëz të tjerë në lokal. Kalojnë më shumë se pesë minuta para se një oficer tjetër të kthehet për të pyetur nëse i arrestuari po merr frymë.

Polici kontrollon pulsin e tij dhe zhduket edhe një herë nga pamja. Në orën 20:37, një oficer policie pyet sërish nëse Tyson ka puls, pasi ai nuk u përgjigjet atyre. Ata fillojnë CPR derisa të arrijë një ambulancë. 

Që atëherë të dy oficerët janë vendosur në pushim me pagesë. Vetëm dy javë më parë, Tyson ishte liruar nga burgu pasi kreu një dënim 24-vjeçar, tha mbesa e tij për News 5 Cleveland. Ajo tha se ata kishin planifikuar të takoheshin - por nuk ia dolën ta bënin këtë para se ai të vdiste. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco