Lajmi i fundit

Qëllohet me armë kryeministri i Sllovakisë

Ora e xhepit prej floriri e pasagjerit më të pasur të Titanikut u shit 1.4 milionë euro

Ora e xhepit prej floriri e pasagjerit më të pasur të Titanikut u shit 1.4 milionë euro

12:41, 29/04/2024
A+ Aa A-

Artikuj të tjerë të dukshëm në ankand përfshinin vasën që mbante violinën e drejtuesit të grupit dhe një libër xhepi që dokumentonte udhëtimet e Titanikut.

Një orë xhepi prej ari e nxjerrë nga trupi i pasagjerit më të pasur të Titanikut i është shitur me një shifër  rekord prej 1.4 milionë eurosh, një koleksionisti privat në SHBA.

Ankandi u zhvillua të shtunën në Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire, duke shënuar shumën më të lartë të paguar ndonjëherë për reliket e Titanik, sipas ankandeve.

Ora, që i përket John Jacob Astor IV të familjes së pasur Astor, arriti dhjetëfishin e çmimit të pritshëm të ankandit prej 175,000 eurosh.

Në kohën e fundosjes, 47-vjeçari Astor ishte një nga njerëzit më të pasur në botë dhe zotëronte prona duke përfshirë hotelin Waldorf-Astoria. Ai e bëri udhëtimin në Titanikun me gruan e tij 18-vjeçare, me të cilën sapo ishte martuar, Madeleine Astor dhe me "të pathyeshmen" Molly Brown.

Ndërsa gruaja e tij dhe Brown u transportuan për në varkat e shpëtimit, Astorit iu tha se duhej të priste derisa të gjitha gratë dhe fëmijët të ishin të sigurt përpara se të bashkohej. Ai doli mënjanë dhe piu një cigare derisa ato u nxorën të sigurta.

Krahas orës së Astor-it, sende të tjera të shquara të paraqitura në ankand përfshinin kutinë që mbante violinën e luajtur nga lideri i grupit, Wallace Hartley kur anija u fundos, dhe një libër xhepi që përshkruante me detaje udhëtimet e Titanikut.

Kutia u shit për 421,000 euro dhe vetë violina në ankand për 1.28 milion euro nga e njëjta shtëpi ankandi në vitin 2013.

Derisa ora e xhepit të Astor u shit, ishte violina që e mbante rekordin si shitja më e e shtrenjtë nga Titaniku.

"Violina e Wallace Hartley është pjesa më ikonike e relikeve të Titanikut e shitur ndonjëherë në ankand," tha drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge. “Sidoqoftë, nuk do të kishte mbijetuar nëse nuk do të ishte kjo kuti. Rripat e gjata do të jenë përdorur nga Wallace për të lidhur çantën kur Titaniku po fundosej. Ajoi shërbeu për të mbrojtur instrumentin nga uji i kripur i detit.

Vetëm muajin e kaluar, dera e famshme lundruese e Titanikut që e mbajti Rose (Kate Winslet) në këmbë, por e la Jack (Leonardo DiCaprio) në ujin e akullt dhe që u shfaq  në filmin e James Cameron të vitit 1997, u shit për një shumë mbresëlënëse prej 663,000 gjatë një aktiviteti të Heritage Auctions' Treasures nga Planet Hollywood.

Image

Astors ishin çifti më i pasur në bordin e Titanikut - por jeta e tyre nuk ishte perfekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco