Putin ekspozon 'trofetë e luftës', tanke e armë perëndimore shfaqen në Moskë

Putin ekspozon 'trofetë e luftës', tanke e armë perëndimore shfaqen në Moskë

13:03, 29/04/2024
A+ Aa A-

Autoritetet ruse kanë hapur një ekspozitë ushtarake në qendër të Moskës ku shfaqen qindra tanke, mjete të blinduara dhe armatime që mendohet të jenë kapur në Ukrainë, gjatë ofensivës që tashmë zgjat prej më shumë se 2 vitesh.

Të gjitha këto armë, disa prej të cilave tepër të avancuara janë pjesë e ndihmës së perëndimit për Kievin për të përballuar furinë e ushtrisë së Putin.

Muzeu në ajër që në fakt duhet të përkujtonte kapitullimin e Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore është kthyer në një glorifikim për pushtimin rus në Ukrainë.

Ai do të qëndrojë i hapur deri më 9 maj, teksa mes armëve të shfaqura ka tanke amerikan Bradley si dhe mjetet e blinduara suedeze CV90 si dhe ato franceze AMX-10RC.

Gjithashtu, sipas mediave ruse në muze janë shfaqur dhe armatime për Ukrainën që ishin dhuruar nga Turqia, Çekia, Afrika e Jugut, Finlanda, Australia dhe Austria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco