Australia miraton paketën e ndihmës ushtarake prej 60 milionë eurosh për Ukrainën

Australia miraton paketën e ndihmës ushtarake prej 60 milionë eurosh për Ukrainën

11:30, 29/04/2024
A+ Aa A-

 

Australia ka miratuar një paketë ushtarake për Ukrainën me vlerë 60 milionë euro që përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, drone, gjeneratorë elektrikë, 120 automjete të blinduara Bushmaster, armë artilerie Hoëitzer dhe pajisje të tilla si helmeta, çizme dhe maska kundër zjarrit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri australian, Richard Marles, i cili ndodhet në Ukrainë, ku ka takuar kryeministrin Denys Shmyal dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ivan Havryliuk.

 “Ukraina dhe populli i saj kanë duruar mbi dy vjet pushtimin nga Rusia, por ata po qëndrojnë këmbë”, tha Marles. Gjithashtu në Europë, ministri australian zhvilloi bisedime me homologun e tij polak, Waldyslaw Kosiniak-Kamysz, në Varshavë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco