Dailymail: Boris Johson mund të rikthehet si kryeministër i Britanisë së Madhe

Dailymail: Boris Johson mund të rikthehet si kryeministër i Britanisë së Madhe

08:24, 10/12/2023
A+ Aa A-

Boris Johson mund të rikthehet si kryeministër sipas planeve që po hartohen nga deputetët konservatorë, shkruan media britanike Dailymail.

Sipas kësaj medie e cila ka folur me deputetë të shumtë konservatorë, këto të fundit besojnë se rikthimi i ish-kryeministrit Johson është mënyra e vetme për të shpëtuar partinë nga humbja në zgjedhje.

Ky plan vjen ndërsa kryeministri aktuar Rishi Sunak do të përballet me një votim të ashpër të martën (12 dhjetor) për planin e tij për emigrantët për transferimin e tyre Ruanda.

Armiqtë konservator të zotit Sunak kanë hartuarnjë kalendar për të destabilizuar më tej Kryeministrin pas shkarkimit të Suella Braveman si Ministre të Brendshme dhe pas dorëheqjes së Robert Jenrick si Ministër Emigracioni, mbi përpjekjet për të shpëtuar planin e Ruandës.

 Deputetët janë në panik për shifrat e sondazheve që tregojnë se mbështetja e konservatorëve po bie me ritme të shpejta, me shumë votues që i drejtohen Partisë së Reformës, pasuese e Partisë Brexit të Nigel Farage.

Rebelët konservatorë argumentojnë se Johnson është i vetmi konservator me fuqinë tërheqëse për të neutralizuar ndikimin e Farage, veçanërisht në vendet e Murit të Kuq në Midlands dhe në Veri, të cilat ai i mori nga Laburistët në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2019-ës edhe pse sekretarja e Tregtisë Kemi Badenoch është shfaqur si një tjetër pretendente kryesore mes deputetëve.

Ndërsa , një zëdhënës i zotit Johnson e mohoi ekzistencën e ndonjë plani për t'u bashkuar me zotin Farage. 

Ai tha: 'Boris Johnson aktualisht është duke shkruar një libër dhe po mbështet Qeverinë.'

Çuditërisht, mbështetësit e zotit Johnson përfshijnë deputetë që ndihmuan në largimin e tij nga Downing Street vitin e kaluar pas një revolte mbi skandalet, përfshirë Partygate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco