'Dorëzohet' Kina: Nuk e ndalojmë dot Rusinë për Ukrainën

'Dorëzohet' Kina: Nuk e ndalojmë dot Rusinë për Ukrainën

19:33, 07/12/2023
A+ Aa A-

Ministria e jashtme e Kinës sugjeroi sot se Pekini nuk do të jetë i aftë të bindë Moskën të ndryshojë kurs në lidhje me luftën në Ukrainë.

Përfaqësuesi diplomatik kinez Wang Lutong tha në samitin me BE se “Rusia është një vend shumë i pavarur”, kur u pyet nëse Pekini do të përdorë lidhjet e tij për të influencuar Moskën t’i japë fund luftës.

“Presidenti Putin merr vendimet e tij bazuar në interesat e sigurinë kombëtare”, shtoi ai.

Përfaqësuesit e BE nxisnin sot në samit udhëheqjen e Kinës të shqyrtonte shqetësimet e tyre për disbalancat tregtare mes blloqeve, si dhe shprehën shqetësim për presionin ndaj Taivanit dhe mbështetjen për Rusinë që është izoluar nga Perëndimi, shkruan rrjeti AFP.

Drejtuesja e KE, von der Leyen dhe kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel kishin zhvilluar shumë takime me zyrtarët kinezë duke vlerësuar qasjen e kolegëve komunistë në lidhje me shumicën e çështjeve.

Von der Leyen tha se kishte marrë garanci nga presidenti kinez Xi Jinping për zvogëlimin e diferencave tregtare mes bllokuar të BE dhe partnerit të tij më të madh tregtar.

“Ne kemi një marrëveshje komplekse me Kinën që meriton diskutime të hapura e mirëkuptim, dhe këtë kemi bërë sot”, tha ajo.

Më tej ajo shtonte në lidhje me Rusinë: “Ne dëshirojmë që Kina të jetë më e vendosur në mbështetje të ligjeve të OKB dhe të dënojë luftën e shkaktuar nga Rusia kundër Ukrainës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco