Ushtria izraelite publikon foto të zyrtarëve të lartë të Hamasit që pretendon se i ka vrarë në Gaza

Ushtria izraelite publikon foto të zyrtarëve të lartë të Hamasit që pretendon se i ka vrarë në Gaza

17:44, 07/12/2023
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë publikuar një foto të një grupi zyrtarësh të lartë të Hamasit që pretendon se i kanë vrarë në operacionin e saj ushtarak në Gaza.

Sipas mediave të huaja, fotoja tregon 11 burra nga Brigada e Gazës Veriore – njësia e dytë më e madhe në Hamas, sipas IDF, të ulur rreth një tavoline, pesë prej të cilëve janë rrethuar me të kuqe dhe etiketuar si “të eliminuar”.

 Abu Rakba, kreu i Divizionit Ajror

Rafat Salman, komandant i Batalionit të Ndihmës

Ahmed Al-Gandour, komandant i Brigadës Veriore

Wael Rajab, zëvendës komandant i Brigadës Veriore

Ibrahim Al-Biari, komandant i Batalionit Qendror Jabaliya

Në një deklaratë, IDF tha se luftëtarët u vranë në një sulm në një tunel të Hamasit, ku ata ishin “të fshehur nën shtëpitë e civilëve dhe afër spitalit indonezian”.

Sipas IDF, Al-Ghandour ishte “kreu i formacionit ushtarak dhe përgjegjës për vëzhgimet në veri të Rripit të Gazës”.

Brigada u godit rëndë në sulm, sipas IDF, dhe funksionimi i saj është komprometuar ndjeshëm për shkak të dëmtimit të qendrës së saj komanduese dhe infrastrukturës në tunelet poshtë Gazës.

IDF gjithashtu pretendon se ka vrarë katër komandantë batalioni në Brigadën e Gazës, të cilët nuk janë fotografuar, duke shkatërruar selinë e batalionit dhe infrastrukturën e saj, si dhe duke marrë kontrollin e bastioneve qendrore të Gazës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco