Rruga e Re e Mëndafshit: Çfarë është dhe pse Italia e braktisi projektin me Kinën?

Rruga e Re e Mëndafshit: Çfarë është dhe pse Italia e braktisi projektin me Kinën?

13:41, 07/12/2023
A+ Aa A-

Italia doli nga Rruga e Re e Mëndafshit: Euroneës Business eksploroi se çfarë përfshin kjo marrëveshje dhe cilat vende janë ende të përfshira.

Italia ka hequr dorë nga iniciativa “Një brez një rrugë” (BRI), e njohur gjithashtu si Rruga e Re e Mëndafshit, një projekt i nisur nga Kina në vititn 2013, pavarësisht se ishte vendi i parë i G7 dhe i pari anëtar i BE-së, që iu bashkua asaj katër vjet më parë në një marrëveshje të firmosur nga kryeministri i atëhershëm italian, Giuseppe Conte.

Çfarë është projekti “Një brez një rrugë” dhe pse u largua Italia?

“Një brez një rrugë” është një projekt infrastrukturor i shpallur në vitin 2013 nga presidenti kinez Xi Jinping.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një rrjeti infrastrukturor, si nga toka ashtu edhe nga deti, për të zgjeruar ndikimin ekonomik kinez në vende të tjera në të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Evropë.

Sipas burimeve italiane, pas anëtarësimit në këtë projekt, Italia ka pasur pak përfitime, ndërsa Kina ka përfituar shumë më tepër nga marrëveshja.

Pas marrëveshjes, eksportet në Pekin u rritën, por vetëm pak - nga 13 miliardë në 2019 në 16.4 miliardë në 2022, me rritjen në fillim të 2023 kryesisht lidhur me një ilaç të prodhuar nga Pfizer në Itali. Megjithatë, importet nga Kina janë rritur, duke u rritur nga 32 në 58 miliardë.

"Rruga e Mëndafshit nuk ishte e dobishme për ne. Gjermania dhe Franca kishin një qarkullim më të lartë se i joni," tha Antonio Tajani, ministri i jashtëm i Italisë.

"Ne tashmë po punojmë shumë me Kinën; ka një partneritet strategjik. Nuk ka asgjë negative me Kinën. Ne vazhdojmë siç kemi bërë gjithmonë."

Sipas ish-kryeministrit italian, Giuseppe Conte, lëvizja e re italiane nuk është në favor të vendit.

“Ky vendim justifikohet vetëm për arsye ideologjike, i marrë për të qetësuar subjekte të tjera përveç bizneseve italiane”, tha ai.

Kush mbetet në marrëveshjen “Një brez një rrugë”?

Ka ndërmjet 145 dhe 149 vende në mbarë botën që kanë nënshkruar Memorandume Mirëkuptimi (MoU) me Kinën për të bashkëpunuar nën kuadrin e  këtij projekti.

Midis tyre, trembëdhjetë janë vende evropiane: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Greqia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco