Kush kandidat po shpenzon më shumë për publicitet për zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA?!

Kush kandidat po shpenzon më shumë për publicitet për zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA?!

08:47, 07/12/2023
A+ Aa A-

Guvernatori i Floridës, kandidati republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Ron De Santis dhe mbështetësit e tij kanë djegur të gjitha fondet e fushatës duke shpenzuar kështu më shumë se Dondal Trump, Joe Biden dhe kandidatët e tjerë, duke nxitur një betejë që tashmë ka kushtuar plot 250 milionë dollarë kur ka mbetur dhe një vit nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë, shkruan Financial Time.

Pavarësisht kohës së gjatë të transmetimit nga DeSantis dhe rivalët e tjerë republikanë, si Nikki Haley, Trump ruan një avantazh të jashtëzakonshëm në sondazhet paraprake, duke udhëhequr dy sfiduesit e tij më të afërt me rreth 50 pikë, sipas mesatareve të sondazheve të përpiluara nga FiveThirtyEight.com.

Shpenzimet e reklamave të dy kandidatëve republikan DeSantis dhe Haley janë përqendruar më shumë në shtete si Iowa dhe New Hampshire.

Këto janë dy shtetet që votojnë të parët në garën për nominimin e republikanëve - më 15 dhe 23 janar, respektivisht.

Tridhjetë e katër për qind e shumës së parave për reklama janë shpenzuar në Iowa dhe 19 për qind në New Hampshire. (Së bashku këto shtete përbëjnë pak më shumë se 1 për qind të popullsisë së SHBA.)

DeSantis po shpenzon më së shumti në Iowa, ndërsa Haley në New Hampshire në krahasim me grupin.

Kandidatët shpresojnë të bëjnë një fushatë mirë në këto shtete për të fituar pikë në garat që pasojnë.

Pasi të zgjidhen të nominuarit e dy partive dhe të fillojë me zell fushata e zgjedhjeve të përgjithshme, beteja  e reklamës pritet të zhvendoset në shtetet si Arizona, Xhorxha, Miçiganin, Nevadën, Pensilvaninë dhe Wisconsin. 

Në përgjithësi, shpenzimet e republikanëve kanë zbehur shpenzimet e demokratëve duke pasur parasysh që republikanët po zhvillojnë një garë konkurruese paraprake për të zgjedhur kandidatin për president ndërsa demokratët duket se janë pothuajse të sigurt se do të emërojnë sërish presidentit aktuar Joe Biden.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco