Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

VIDEO/ Nis planin mizor, momenti kur ushtria e Izraelit përmbyt tunelet e Hamasit me ujë deti

VIDEO/ Nis planin mizor, momenti kur ushtria e Izraelit përmbyt tunelet e Hamasit me ujë deti

17:57, 06/12/2023
A+ Aa A-

Nis planin mizor, momenti kur ushtria e Izraelit përmbyt tunelet e Hamasit me ujë deti

Ushtria izraelite ka vënë në funksion planin mizor për të përmbytur tunelet në Rripin e Gazës me ujë deti.

IDF përfundoi instalimin e të paktën pesë pompave rreth një milje në veri të kampit të refugjatëve Al-Sati, të afta për të shpërndarë mijëra metra kub ujë në orë.

Nëpërmjet tyre po pompohet ujë deti në tunele duke synuar që të përmbyten plotësisht brenda disa javësh.

 

 

Një video e re tregon një tunel nëntokësor që përmbytet ndërsa një terrorist i Hamasit ka kapur pamjet që tregojnë ujin që rrjedh mbi të.

Plani mizor i Izraelit për të shfarosur Hamasin u është komunikuar edhe zyrtarëve të SHBA-së, por ngre pikëpyetje në lidhje me efektivitetin e tij dhe ndikimin e mundshëm mjedisor.

 

 

Duke hequr një paralele me përpjekjet e ngjashme të Egjiptit në vitin 2015, janë ngritur shqetësime për ndotjen e ujit, dëmtimin e infrastrukturës dhe rreziqet shëndetësore, duke nxitur rezerva për lëvizjen e IDF-së. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco