Dasmë e kthyer në tragjedi/ Dhëndri vret nusen, vjehrrën dhe kunatën

Dasmë e kthyer në tragjedi/ Dhëndri vret nusen, vjehrrën dhe kunatën

23:24, 27/11/2023
A+ Aa A-

Ish-ushtaraku dhe para-atleti Chaturong Suksuk i mori jetën gruas së tij Kanchana Pachunthuek, pak orë pasi kishin kurorëzuar dashurinë e tyre.

Sipas raportimeve nga mediat lokale të ftuarit vunë re se dhëndri nuk dukej i lumtur në festë. Ai u largua papritur nga dasma dhe u kthye me një armë.

Fillimisht qëlloi për vdekje nënën dhe motrën e vogël të nuses, së bashku me një tjetër person të ftuar në dasmë, ndërsa një mysafir e la të plagosur rëndë.

Oficerët i thanë Bangkok Post se njëmbëdhjetë plumba u gjetën në vendin e ngjarjes të shtënave, në qarkun Wang Nam Khieo.

29-vjeçari Chaturong kishte shërbyer në ushtri, nga e cila u kthye i lënduar pasi njërën nga këmbët ia goditi një tren dhe mjekët u detyruan t’ia presin.

Ai fitoi një medalje argjendi në not në Lojërat Asean Para në Indonezi vitin e kaluar si para-atlet dhe ishte në listën e atletëve që garojnë në Lojërat Botërore të Sportit të Aftësive në Tajlandë muajin e ardhshëm.

Por, Chaturong duket se ndihej i pasigurt për hendekun 15-vjeçar të moshës midis tij dhe bashkëshortes. Policia i tha BBC-së se ky mbetet një spekulim, por e sigurt është që Chaturong “ishte mjaft i dehur kur kreu krimin” dhe motivi i tij mbetet i paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco