Zgjatja e armëpushimit, Katari: 20 pengje izralitë dhe 60 palestinezë do të lirohen

Zgjatja e armëpushimit, Katari: 20 pengje izralitë dhe 60 palestinezë do të lirohen

22:26, 27/11/2023
A+ Aa A-

Zyrtari i Katarit, Majed Al-Ansari thotë se sipas dispozitave të marrëveshjes origjinale, 10 robër të Gazës do të lirohen çdo ditë të zgjatjes.

“Ne kemi një konfirmim nga Hamasi tani se 20 pengje shtesë do të lirohen në dy ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

“Nga ana palestineze, kjo do të thotë se 60 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite” shtoi ai.

 Al-Ansari deklaroi se dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza gjithashtu do të vazhdojnë, si dhe pauza në luftime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco