I liruar nga marrëveshja Izrael-Hamas, adoleshenti palestinez i ‘dehur’ nga lumturia

I liruar nga marrëveshja Izrael-Hamas, adoleshenti palestinez i ‘dehur’ nga lumturia

11:50, 26/11/2023
A+ Aa A-

Gjëja e parë që bëri dje 17-vjeçari Mohammad dar-Darwish ishte prerja e flokëve.

Pas shtatë muajsh në një burg izraelit, rikthimi i identitetit të tij ishte i rëndësishëm për të.

Adoleshenti palestinez u lirua nga Izraeli, së bashku me 38 gra dhe të mitur të tjerë, në këmbim të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

Dar-Darwish u dënua nga një gjykatë ushtarake për hedhjen e koktejve molotov mbi ushtarët izraelitë në prill, veprim të cilin e ka mohuar.

Ndërsa u largua nga burgu në ditën e lirimit të tij, ai thotë se rojet izraelite të burgut fillimisht i thanë atij se po dërgohej në gjykatë.

Ai tha se ishte "i hutuar nga lumturia" kur u kthye në Bregun Perëndimor dhe gjeti babanë dhe vëllanë e tij në turmë duke pritur për të përshëndetur të burgosurit.

Pas sulmeve të 7 tetorit, Mohammad është shprehur shkruan BBC se rojet morën batanijet, pajisjet e gatimit, radiot dhe televizorët e të burgosurve palestinezë.

“Ata na dhanë vetëm një pjesë të ushqimit midis shtatë ose tetë personave – ne ishim gjithmonë të uritur. Ata nuk arrinin dot në Gaza, kështu që na ndëshkuan ne.”

Deri në lirimin e tij, i vetmi informacion për luftën në Gaza vinin nga të sapoardhurit në burg, tha ai.

Ai përshkroi njerëzit që mbërrinin në paraburgim me plagë të freskëta: dhëmbë të thyer, një dorë të mavijosur keq.

Shërbimi i burgjeve të Izraelit thotë se të gjithë të burgosurit e tij janë të ndaluar sipas dispozitave të ligjit dhe se ata kanë të drejtë të ankohen nëse dëshirojnë.

I pyetur se çfarë mendon ai për pengjet izraelitë që u morën nga Hamasi dhe i blenë lirinë.

A ka ai simpati për ta?

"Ata jetonin në parajsë, si mysafirë të Hamasit," u përgjigj ai, "ndërsa ne ishim në burg, duke jetuar çdo ditë në ferr"./BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco