17 palestinezë të plagosur hyjnë në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah

17 palestinezë të plagosur hyjnë në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah

12:58, 25/11/2023
A+ Aa A-

Shtatëmbëdhjetë palestinezë të plagosur kanë hyrë në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah të shtunën, tha një zyrtar i qeverisë egjiptiane për CNN. 

Zyrtari shtoi se 340 kamionë me ndihma hynë në vendkalim nga pala egjiptiane, por deri më tani nuk kanë arritur në anën e Gazës pasi ato duhet të kontrollohen nga Izraeli paraprakisht. 

Kamionët e ndihmës përfshinin shtatë kamionë me karburant dhe katër kamionë me gaz, sipas zyrtarit. 

Ndërkohë, Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare të Izraelit në Territore COGAT thotë të shtunën në mëngjes, "katër tanke karburanti dhe katër rezervuarë gazi për gatim u transferuan nga Egjipti tek organizatat e ndihmës humanitare të OKB-së në Rripin jugor të Gazës nëpërmjet Kalimit Rafah".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco