Një qytet suedez ka gjetur 'zgjidhjen' për të mposhtur vetminë

Një qytet suedez ka gjetur 'zgjidhjen' për të mposhtur vetminë

18:59, 23/11/2023
A+ Aa A-

 

Një qytet në Suedinë veriore ku dielli perëndon shumë herët gjatë dimrit ka gjetur një mënyrë të thjeshtë për të bashkuar banorët e vetmuar – duke u kërkuar të gjithëve t’i thonë njëri-tjetrit “përshëndetje”.

Ideja vjen derisa njerëzimi përballet me vetminë edhe pas periudhës së pandemisë, në një shkallë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi çështjen si një “kërcënim urgjent shëndetësor”.

“Vetmia dhe izolimi janë probleme të mëdha në çdo kohë të vitit pothuajse kudo në botë tani”, tha Micael Dahlen, një profesor në mirëqenien dhe lumturinë në Shkollën Ekonomike të Stokholmit.

“Vjen me kohën në të cilën jetojmë, me stilin e jetesës që kemi, ku jo domosdoshmërisht takohemi me njëri-tjetrin në të njëjtën masë si dikur. Kjo përshpejtohet në kohën e dimrit kur jemi më pak jashtë, më pak social”, shtoi ai, duke thënë se Suedia është veçanërisht e ndjeshme.

Në qytetin e Lulea-s, ku zyrtarët po përpiqen t’i bëjnë banorët të përhapin gëzim me një përshëndetje të ngrohtë, dielli fillon të perëndojë herët pasdite dhe e hedh rajonin në një errësirë të madhe për pjesën më të madhe të ditës.

Pikërisht aty pothuajse gjysma e të rinjve të moshës 16-29 vjeç kishin probleme me vetminë.

“Para pandemisë ishte 50-50: disa njerëz i thanë përshëndetje njëri-tjetrit. Por pas Covid-it njerëzit janë bërë më të frikësuar për të pasur kontakt njerëzit që nuk i njohin”, tha 25-vjeçari, Seyed Mohsen Hashemi.

Kjo fushatë e re synon ta ndryshojë këtë për mirë. Koncepti në Lulea është i thjeshtë, thjesht një përshëndetje e ngrohtë me njëri-tjetrin në rrugë me një “hej”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco